Miley Cyrus pozon me këmbët lart, feston suksesin e albumit të ri

Miley Cyrus pozon me pantallona të shkurtra dhe me çizme deri në kofshë, për të festuar suksesin e albumit.

ShowBiz

14/01/2021 23:20

Miley Cyrus po shënon sukses me albumin e saj të shtatë “Plastic Hearts”, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja amerikane pozoi mbi bagazhin e një makine me pantallona me ngjyrë të ndezur rozë dhe një këmishë të kombinuar me ta.

Këtë veshje ajo e kombinoi me një palë çizme me taka të larta

Fotografinë në fjalë, Miley e postoi në Instagram për të falënderuar fansat e saj që e ndihmuan të mbajë albumin numër 1 në top-listat amerikane për më shumë se një muaj.

Ajo tha “Pesë javë numër 1 në top-lista me “Plastic Hearts”. Duket se është një kohë e vështirë për të qenë e lumtur me kaq trishtim që na rrethon të gjithëve, por mbështetja që i tregohet këtij albumi, nuk mund të neglizhohet. Mirënjohje maksimale për të gjithë që e dëgjojnë këtë album. Unë vazhdimisht po mendoj për kohën kur mund të ribashkohemi përsëri. Gati që ky cirk të marrë fund”, shkruan ajo. /Lajmi.net/