Miley Cyrus argëtohet duke vallëzuar me të dashurin në shtëpi
Miley Cyrus bëri lëvizje atraktive bashkë me Cody Simpson.

ShowBiz
Miley Cyrus dhe Cody Simpson publikuan një video duke vallëzuar në TikTok të dielën, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Dyshja u panë duke vallëzuar krah njëri-tjetrit teksa të dy po i bënin lëvizjet e njëjta. Ata janë filmuar jashtë shtëpisë së tyre, ku këngëtarja 27-vjeçare kishte veshur një palë bikini blu të vogla dhe i dashuri i saj veshu me pantallona të shkurtra.
“Nëse nuk mund të kthehemi në punë …. le të kthehemi te WERK @codysimpson,” ka shkruar ajo.
Dyshja ishin duke vallëzuar në hitin e C + C Music Factory të 1990, Gonna Make You Sweat. Miley tërhoqi vëmendjen duke treguar linjat trupore në bikini blu.
Miley dhe Cody kanë kaluar kohë së bashku gjatë vetizolimit dhe po e shijojnë lidhjen e tyre. /Lajmi.net/