Milani siguron Alexin
Qendërmbrojtësi Alex ka mbërritur për teste mjekësore, para nënshkrimit të kontratës dyvjeçare me Milanin. Braziliani do t’i bashkohet Rossonerëve si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës në Paris Saint-Germain.

Sport
Qendërmbrojtësi Alex i është nënshtruar testeve mjekësore para transferimit në Milan, në kontratë dyvjeçare, kanë njoftuar mediet italiane.
I shoqëruar nga menaxheri i tij, Kia Joorabchian, dhe nënkryetarin e Milanit, Adriano Galliani, Alex do të transferohet në San Siro si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës në Paris Saint-Germain.
Braziliani ka hyrë në klinikën La Madonnina, e njëjta ku gjatë ditës së sotme është paraqitur edhe mesfushori Riccardo Montolivo, pas operacionit në frakturën e këmbës që e la pa u paraqitur për Italinë në Kampionatin botëror.
Alexit, së shpejti mund t’i bashkohet edhe një bashkëlojtar i tij nga Paris Saint-Germain.
Milan është i interesuar edhe për mesfushorin francez Jeremy Menez, gjithashtu futbollist i lirë pas skadimit të kontratës në Parc des Princes.