Milani një nga katër skuadrat e vetme që ka fituar 10 ndeshje pas 11 xhirove të para të Serie A

Skuadra e Milani arriti një fitore të madhe në udhëtim mbrëmë ndaj Romës së Jose Mourinhos duke triumfuar 2-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të.

Sport

01/11/2021 09:29

Golat për Milanin u shënuan nga Zlatan Ibrahimovic (26′) dhe Franck Kessie (57′).

Pas fitores së arritur, Milani tashmë ka hyrë në mesin e skuadrave më të mira sa i përket fillimit të një sezoni në Serie A.

“Kuqezinjtë” janë bërë skuadra e katërt në histori të Serie A që fiton 10 nga 11 xhirot e para të një sezoni në Serie A, pas Romës, Juventusit (dy herë) dhe Napolit (dy herë).

Ndryshe, Milani i’a ndërpreu ecurinë Jose Mourinhos i cili ishte i pamposhtur në 43 ndeshjet paraprake në Serie A në ndeshjet në shtëpi.

“Rossonerët” me këtë fitore ndajnë pozitën e kreut të tabelës me Napolin, me nga 31 pikë secila. /Lajmi.net