Milani në epërsi ndaj Torinos pas pjesës së parë (VIDEO)

Milani është duke fituar me rezultat minimal ndaj Torinos pas pjesës së parë, në duelin e xhiros së 10-të në Serie A.

Sport

26/10/2021 21:35

Sfidën e ka zhbllokuar sulmuesi francez, Olivier Giroud, i cili realizoi një gol të lehtë pas një devijimi të Krunic nga një rivënie nga këndi në minutën e 14-të.

Me golin e shënuar, Giroud është bërë vetëm lojtari i dytë në histori të Milanit që nga 1994/95, që shënon në të gjitha tre paraqitjet e para në shtëpi në kuadër të Serie A, pas Mario Balotellit në 2013.

Golin e Giroud mund ta ndiqni më poshtë.

/Lajmi.net