Milani merr fitore të madhe ndaj Venezias

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të dielën në kuadër të javës së 34-t të Serie A. Milani e mposhti Venezian në udhëtim me rezultatin 2:0. Deri në fund të kampionatit italian kanë mbetur edhe katër xhiro. Venezia me këtë humbje rrezikon seriozisht rënien nga liga. Ka 25 pikë në pozitën e…

Sport

27/04/2025 14:48

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të dielën në kuadër të javës së 34-t të Serie A.

Milani e mposhti Venezian në udhëtim me rezultatin 2:0.

Deri në fund të kampionatit italian kanë mbetur edhe katër xhiro.

Venezia me këtë humbje rrezikon seriozisht rënien nga liga. Ka 25 pikë në pozitën e parafundit.

Ndërkohë Milani e zë vendin e nëntë me 54 pikë dhe po lufton që ta sigurojë një pozitë që dërgon në kupat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Pulishiq në minutën e pestë realizoi për 1:0.

Golin e fundit e shënoi Santiago Tomas Gimenez në minutën e 96-të.

Skuadrës së Venezias iu anulua një gol i mesfushorit John Yeboah në minutën e 34-t për shkak të pozitës jashtë loje.

Milani në xhiron e ardhshme takohet me Genoan kurse Venezia me Torinon.