Milani konfirmon Allegrin

Milani nuk ndryshon, do të vazhdojë me Massimiliano Allegrin. Sipas medieve italiane, gjiganti nga San Siro ka konfirmuar besimin ndaj trajnerit, pavarësisht rezultateve të dëshpëruese deri më tani këtë edicion në Serie A. Presidenti Silvio Berlusconi është takuar me nënkryetarin Adriano Galliani për të diskutuar rreth fatit të trajnerit, i cili thuhej se rrezikonte seriozisht…

Sport

11/11/2013 17:25

Milani nuk ndryshon, do të vazhdojë me Massimiliano Allegrin. Sipas medieve italiane, gjiganti nga San Siro ka konfirmuar besimin ndaj trajnerit, pavarësisht rezultateve të dëshpëruese deri më tani këtë edicion në Serie A.

Presidenti Silvio Berlusconi është takuar me nënkryetarin Adriano Galliani për të diskutuar rreth fatit të trajnerit, i cili thuhej se rrezikonte seriozisht të shkarkohej pas barazimit 0-0 me Chievon të dielën.

Mirëpo, krerët e gjigantit milanez vazhdojnë të kenë besim tek Allegri, i cili thuhet se është inkurajuar nga Berlusconi të punojë njësoj sikurse gjithmonë.

Andaj, Allegri mbetet në bankinën e Milanit, edhe pse skuadra është aktualisht në pozitën e 10-të me 13 pikë, 19 pikë prapa liderit Roma.