Milani e do dyshen Torres-Van Ginkel

Milani është në kërkim të përforcimeve, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Rossoneri e kanë prioritet dyshen e Chelseat, Torres-Van Ginkel.

Sport

27/08/2014 13:17

Zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani ka konfirmuar se ekipi nga Serie A është i vendosur ta transferojë sulmuesin e Chelseat, Fernando Torres, para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Trajneri Filippo Inzaghi e ka kërkuar një sulmues kualitativ, i cili do të zëvendësojë Mario Balotellin e larguar, i cili iu bashkua Liverpoolit, ndërsa Torres shihet si lojtari ideal për ta bërë këtë.

30 vjeçari ka mbetur nën hije të Diego Costas, i cili iu bashkua Blues këtë verë dhe mund të largohet nga Stamford Bridge, ku nuk është se la gjurmë.

“Ne jemi duke i shikuar mundësitë e fundit për t’u përforcuar këtë verë. Të shohim nëse mund ta transferojmë një sulmues të madh. Ky është objektivi ynë më i madh i momentit”, deklaroi Galliani.

“Torres është definitivisht një top sulmues. Do të shohim nëse mund ta transferojmë atë apo ndonjë sulmues tjetër”, vazhdoi ai.

Ai më pas theksoi se transferimi i mesfushorit të Chelseat, Marco van Ginkel duket edhe më i mundshëm dhe tregoi se për të i kanë bërë ofertë Chelseat.