Milan zgjedh trajnerin e ri
Carlo Ancelotti refuzoi ofertën e Milanit për postin e trajnerit në San Siro. Andaj krerët e klubit kanë identifikuar si kandidat të ri, Sinisa Mihajlovicin.

Sport
Sinisa Mihajlovic është favorit i ri për postin e trajnerit të Milanit.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se strategu serb është kandidat për pasardhës të Filippo Inzaghit në San Siro.
Carlo Ancelotti refuzoi mundësinë e rikthimit në krye të Milanit.
Dhe, krerët e klubit janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e Mihajlovicit, i cili është larguar nga drejtimi i Sampdorias.