Milan triumfon ndaj Udineses me dy gola të Pulisic
AC Milan ka regjistruar një tjetër fitore bindëse në Serie A, duke mposhtur Udinesen në udhëtim me rezultat 0:3, në ndeshjen e javës së katërt të kampionatit italian. Skuadra kuqezi tregoi dominim që nga fillimi, ndërsa serinë e golave e hapi Christian Pulisic në minutën e 40-të, duke e dërguar ekipin e tij në epërsi…

Sport
AC Milan ka regjistruar një tjetër fitore bindëse në Serie A, duke mposhtur Udinesen në udhëtim me rezultat 0:3, në ndeshjen e javës së katërt të kampionatit italian.
Skuadra kuqezi tregoi dominim që nga fillimi, ndërsa serinë e golave e hapi Christian Pulisic në minutën e 40-të, duke e dërguar ekipin e tij në epërsi para pushimit, transmeton lajmi.net.
Vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, Fofana dyfishoi avantazhin për Milanin, duke lënë pa reagim mbrojtjen e vendasve.
Pulisic realizoi golin e dytë personal në minutën e 53-të, duke vulosur fitoren e Milanit dhe duke konfirmuar formën e tij të lartë.
Pas kësaj fitoreje, Milani ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, duke vazhduar garën për kreun e tabelës në Serie A./lajmi.net/