Milan Skriniar shpallet lojtari i ndeshjes Shakhtar – Inter

Shakhtar dhe Inter u ndanë në ‘paqe’ në takimin që përfundoi pa gola pak më herët.

Sport

28/09/2021 21:01

Dy skuadrat ishin mjaftë të mira që nga minuta e parë, por u mungoi finalizimi, shkruan lajmi.net.

Më i miri në këtë takim doli të jetë qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar që u shpëtoi portën disa herë “Neurazzurëve”.

Kështu, UEFA e ka shpallur lojtari i ndeshjes, derisa ia kanë dhuruar edhe çmimin që i jepet gjithmonë lojtarit më të vlerësuar.

Inter dhe Shakhtar kanë nga një pikë në dy ndeshjet e para që deri më tani janë zhvilluar në grupin B./Lajmi.net/