Milan po monitorojnë situatën e Houssem Aouar
Houssem Aouar mund të përfundojë në Serie A. Mesfushori francez, Houssem Aouar ka përfunduar së fundmi në radarin e skuadrës së Milan. Lojtari ishte një kohë të gjatë në radarin e Arsenalit, por verën e fundit nuk pati shumë zëra që e lidhnin me një largim nga Olympique Lyon. Raportime nga Italia bëjnë të ditur…
Sport
Houssem Aouar mund të përfundojë në Serie A.
Mesfushori francez, Houssem Aouar ka përfunduar së fundmi në radarin e skuadrës së Milan.
Lojtari ishte një kohë të gjatë në radarin e Arsenalit, por verën e fundit nuk pati shumë zëra që e lidhnin me një largim nga Olympique Lyon.
Raportime nga Italia bëjnë të ditur se Milan janë tashmë duke shqyrtuar mundësitë për transferimin e lojtarit, përcjell lajmi.net.
Aouar do të mbetet pa kontratë gjatë verës së vitit 2023.
Plani i Milan është që ta marrë falas kartonin e mesfushorit të Lyon. /Lajmi.net/