Milan po konsideron rikthimin e Thiago Silva
Milan po synon të bëjë një tjetër lëvizje ‘të çuditshme’ në merkato.

Sport
Shumë kritika pati për skuadrën ‘Rossoneri’ rreth vendimit të tyre për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic në skuadër.
Paraqitjet e mira të Ibrahimovic duket se kanë shtyrë drejtuesit e Milan të ndjekin këtë ‘sistem transferimesh’.
‘Calciomercato’ shkruan se Milan po konsideron rikthimin e mundshëm të Thiago Silva në ‘San Siro’, transmeton lajmi.net.
Eksperienca e mbrojtësit brazilian do të ishte një shtesë e nevojshme për mbrojtjen e Milan.
Mbetet të shihet nëse ‘Rossoneri’ do të nisin ndonjë ofertë zyrtare drejt zyrave të PSG. /Lajmi.net/