Milan pa telashe ndaj Salernitana, merr kreun dhe pret për gabimin e Napolit

Milan ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

Sport

04/12/2021 16:53

Pa shumë telashe, para tifozëve të saj në ‘San Siro’, Milan ka shënuar fitore 2:0 përballë Salernitana, shkruan lajmi.net.

‘Rossoneri’ kaluan në epërsi me golin e Franck Kessie në minutën e 5’ të ndeshjes. 10 minuta më vonë Pioli bëri një zëvendësim të detyrueshëm, kur Pellegri la fushën për Krunic.

Saelemaekeres dyfishoi epërsinë e Milan në minutën e 18’, kur mori një asistim nga Brahim Diaz.

Skuadra e Stefano Pioli administroi mirë epërsinë e saj deri në fundin e ndeshjes, duke arritur që ta mbajnë portën e paprekur.

Me fitoren e regjistruar sot, Milan shkon në kuotën e 38 pikëve në krye të tabelës, me dy pikë më shumë sesa Napoli që më vonë pret Atalantan.

Salernitana në anën tjetër ka 8 pikë në fundin e tabelës. /Lajmi.net/