Milan merr fitore të madhe në Zagreb, qëndron në lojë për fazën tjetër – City kualifikohet pas barazimit ndaj Dortmund
Milan ka marrë një fitore të madhe në udhëtim kundër Dinamo Zagreb. Milan ka shënuar fitore 0:4 për të qëndruar në garë për një kualifikim të mundshëm në 1/16 e finales së Champions League, shkruan lajmi.net. ‘Rossoneri’zhbllokuan ndeshjen me anë të Gabbia në minutën e 39’, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë…
Sport
Milan ka marrë një fitore të madhe në udhëtim kundër Dinamo Zagreb.
Milan ka shënuar fitore 0:4 për të qëndruar në garë për një kualifikim të mundshëm në 1/16 e finales së Champions League, shkruan lajmi.net.
‘Rossoneri’zhbllokuan ndeshjen me anë të Gabbia në minutën e 39’, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me një gol epërsi.
Në pjesën e dytë, Milan shkoi në një shpejtësi më lartë dhe shënoi edhe tri herë.
Rafael Leao çoi shifrat në 0:2 në minutën e 49’, me një solo-aksion, kurse Giroud i dha fund dilemës kur u tregua i saktë nga penalltia, për 0:3.
Rezultati final u vulos nga autogoli i Ljubicic në minutën e 69’. Me fitoren 0:4, Milan shkon në 7 pikë për pozitën e dytë në grupin E, duke mbetur me tri pikë më pak sesa Chelsea.
Dinamo mbetet me katër pikë në pozitën e fundit. Në xhiron e fundit, Milan luan ndaj Salzburg, për të vendosur gjithçka sa i përket skuadrës që kalon tutje.
Në anën tjetër, në grupin G, Manchester City ka marrë biletën për të ecur tutje, pasi luajti baras pa gola ndaj Borussia Dortmund. ‘Citizens’ shkojnë në 11 pikë për pozitën e parë, derisa Dortmundi mbetet me 8 pikë në pozitën e dytë.
Sevilla në atë grup ka 5 pikë, derisa Copenhagen ka marrë vetëm 2 pikë. /Lajmi.net/