Milan – Inter, formacionet zyrtare

AC Milan do të ndeshet me Interin në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A.

Sport

21/02/2021 14:03

AC Milan dhe Inter do të ndeshen në “Derby della Madonnina” të 208-të në histori, në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A, transmeton lajmi.net.

Për Milanin një mungesë e madhe do jetë Bennacer i cili pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të Europa League.

Për Interin nuk do të ketë shumë mungesa, Sensi është i lënduar dhe Arturo Vidal është në dyshim por ka gjasa që të paraqitet në derbi, edhe pse sipas mediave italiane, Conte është duke preferuar të fusë Eriksenin në lojë pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit nga danezi.

Pas një serie të rezultateve pozitive, Milani ka përjetuar një rënie fizike të ndjeshme javët e fundit, kjo për shkak të dëmtimeve, gjë që është reflektuar edhe në rezultate, pasi “Rossonerët” kanë fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe kanë humbur tre e kanë barazuar një.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

AC Milan: Donnarumma, Kjaer, Calabria, Romagnoli, Hernandez, Tonali, Tonali, Kessie, Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic, Ibrahimovic.

Inter: Handanovic, Skrinniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic, Lukaku, Martinez.