Milan e kthen pas në kohë Juventusin, hera e fundit kur bardhezinjtë humbisnin nga epërsia prej dy golave

Më tepër se humbja përballë Milanit, mënyra e humbjes ndaj kuqezinjve është ajo çka tregoi dobësinë e Juventusit mbrëmjen e djeshme.

Sport

08/07/2020 09:56

3 gola të pësuar brenda 5 minutave dhe në total 4 brenda 20 minutave nuk ndodhte për Juventusin që prej vitit 2013.

Më saktësisht në 20 tetor 2013, bardhezinjtë e drejtuar në atë kohë nga Antonio Conte flakte avantazhin 2-0 ndaj Fiorentinës.

Më pas, Giueseppe Rossi realizoi ndeshjen e jetës duke i shënuar tripletë “Zonjës së Vjetër” ndërsa Joaquin shënoi emrin e tij në triumfin historik të skuadrës vjollcë.

Tashmë, Juventusi nuk ka kohë të “qajë” këtë humbje të hidhur, por të sigurojë matematikisht sa më shpejt titullin e 36-ë kampion në histori dhe nëntin radhazi. /Lajmi.net/