Milaim Zeka i del në mbrojtje Morena Tarakut

Milaim Zeka i ka shkruar dy fjalë për rastin e Morena Tarakut.

ShowBiz

29/10/2019 19:29

Pasi u konfirmua se vetura e tipit “Bentley” që po e voziste Morena Taraku është e vjedhur, Milaim Zeka i doli në mbrojtje, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Per urtesine e kalit dhe Morena Tarakun. Kur kam flluar te punoje si gazetar ne RTV e Suedise, pata thene qe kurr nuk do t ‘ ia meshoje nje njeriu te rrezuar. Kete veti e kisha trasheguar nga kali im ne femijeri, i cili kurr nek me shkelte sahere qe rrezohesha perpara kembeve te tije. Po e shohe se te gjithe ju kane gju ne shpine Morenes. Ajo nuk eshte aspak fajtore, me perjashtim te deklarimit. Edhe kete gjynah e ka bere sipas ndonje bali ne Gjermani, i cili i ka thene se “çelesat e para po ja fute”! Ai bali qe ja ka shite makinen, ose ja ka dhuru sadak, ja ka fute vetes, askujte tjeter. Ne interesin e publikut eshte me dite se prone e kujte ishte makina, dhe kush ia kishte “shitur” Morenes…!”, ka shkruar Zeka.

Kujtojmë se Drejtoria kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës ka konfirmuar se e ka konfiskuar veturën e tipit “Bentley” në vlerë prej 250 mijë euro, e që është raportuar të jetë e këngëtares Morena Taraku, shkruan lajmi.net.

Për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë,  Baki Kelani e ka konfirmuar se vetura e konfiskuar ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit “Bentley” me targa Gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar”, ka thënë Kelani.

Policia po ashtu bën të ditur se vetura është në procedurë të verifikimit.

“Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit”, thekson ai. /Lajmi.net/