Mijëra euro për një targë me numra të njëjtë – ja sa kushtojnë kërkesat e veçanta

Meraklit e targave me kombinime të veçanta tashmë duhet të paguajnë më shtrenjtë për numrat e dëshiruar. Tarifat e reja që kanë hyrë në fuqi në muajin prill, me vendimin e marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga ministri në detyrë Xhelal Sveçla duhet të paguajnë mijëra euro. Sipas tarifave të reja,…

Lajme

03/09/2026 13:02

Meraklit e targave me kombinime të veçanta tashmë duhet të paguajnë më shtrenjtë për numrat e dëshiruar.

Tarifat e reja që kanë hyrë në fuqi në muajin prill, me vendimin e marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga ministri në detyrë Xhelal Sveçla duhet të paguajnë mijëra euro.

Sipas tarifave të reja, targat me numra të njëjtë dhe me kod të njëjtë të rajonit kushtojnë 3 mijë euro.

Kjo do të thotë se për kombinime si “03-333”, “02-222”, “04-444”, “05-555” apo “06-666”, qytetarët që duan t’i kenë këto targa duhet të paguajnë 3,000 euro.

Tarifat janë të kategorizuara sipas kombinimit të numrave: për targat me numra të njëjtë, por me kode të ndryshme të rajonit, tarifa është 2 mijë euro, ndërsa për numrat fiks si 200, 300, 400, 500 e të tjerë, pagesa është 1 mijë euro.

Në rastin e targave me numra të ndryshëm, tarifa është 500 euro.

Pra, për një targë si 03-333, që për shumë shoferë konsiderohet kombinim “VIP”, çmimi tashmë shkon në 3 mijë euro.