Mihrije Braha publikon me videoklip këngën “Kollaj”
Mihrije Braha e ka publikuar këngën e saj të re.

ShowBiz
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Mihrije Braha është rikthyer me një projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.
“Kollaj” titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videojlip në të cilin Braha shfaqet atraktive dhe përkundër viteve nuk e ka ndërmend të ndalet.
Tekstin dhe muzikën e këngës së saj të re e ka realizuar Arsim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Astrit Halimi dhe Lul Vushtrria./Lajmi.net/
