“Narkotikun si e merr…” – Mihali sulmon ashpër Përparim Ramën pas debatit për aksidentin në autostradë

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, është lëshuar në akuza të rënda ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pasi ky i fundit akuzoi Qeverinë Kurti për propagandë, kontrata njëburimore dhe dështim në parandalimin e tragjedive. Në postimin e saj në Facebook, Mihali e akuzoi Ramën se ka përdorur një tragjedi për sulme politike. Ajo vazhdoi…

Lajme

15/06/2026 21:20

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, është lëshuar në akuza të rënda ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pasi ky i fundit akuzoi Qeverinë Kurti për propagandë, kontrata njëburimore dhe dështim në parandalimin e tragjedive.

Në postimin e saj në Facebook, Mihali e akuzoi Ramën se ka përdorur një tragjedi për sulme politike. Ajo vazhdoi me akuza edhe më të rënda ndaj kryetarit të kryeqytetit.

“Përparim Rama, ti narkotikun si e merr? Me kontratë njëburimore apo me ofertën me çmimin më të lirë, nga tre ofertat?”, ka shkruar Mihali.