Ish-kryetari i KPM-së alarmon: Ka intensitet të shtuar të sulmeve ndaj gazetarëve
Tri raporte janë prezantuar sot nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Këto raporte të reja, trajtojnë lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe gjuhën e urrejtjes në hapësirën mediatike të Kosovës. Kjo temë tejet e rëndësishme u trajtua edhe sonte në Rubikon të Klan Kosovës. Ish-kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave Jeton Mehmeti, alarmoi…
Lajme
Tri raporte janë prezantuar sot nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Këto raporte të reja, trajtojnë lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe gjuhën e urrejtjes në hapësirën mediatike të Kosovës.
Kjo temë tejet e rëndësishme u trajtua edhe sonte në Rubikon të Klan Kosovës.
Ish-kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave Jeton Mehmeti, alarmoi se ka intensitet të shtuar të sulmeve ndaj gazetarëve.
“Shtoja kësaj edhe një rritje të teorive konspirative, të cilët njerëz të ndryshëm i plasojnë në publik dhe pa ofruar ndonjë provë apo evidencë se çfarë thonë”, tha Mehmeti.
“Duhet të kemi kujdes që të mos e ndërtojmë një klimë në të cilën minimizohen apo dekurajohen mediat për të zhvilluar debate, të cilat janë pjesë e një demokracie sikurse që është e jona”, theksoi ai.