Miftaraj pas bastisjes në Ministrinë e Bujqësisë: Lufta kundër korrupsionit nuk e dëmton askënd, duhet të jetë e drejtë dhe e bazuar në fakte
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundi nga ana e drejtësisë në Ministrin e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci. Miftarja tha se lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë nuk e dëmton askënd por vetëm e forcon shtetin. Ai tutje…

Lajme
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundi nga ana e drejtësisë në Ministrin e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci.
Miftarja tha se lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë nuk e dëmton askënd por vetëm e forcon shtetin.
Ai tutje shtoi se lufta kundër korrupsion duhet të jetë e drejtë, e bazuar në fakte dhe duke respektuar procedurën dhe ligjin.
Postimi i tij i plotë:
“Lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë nuk e dëmton askënd.
Përkundrazi e forcon shtetin.
Sigurisht lufta kundër korrupsion duhet të jetë e drejtë, e bazuar në fakte dhe duke respektuar procedurën dhe ligjin.
Askush mbi ligjin, ligji i barabartë për të gjithë”./Lajmi.net/