Miftaraj: Zgjedhjet në Kosovë shembull për rajonin- Balotazhi varet nga marrëveshjet politike mes partive!
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se kemi pasur një proces zgjedhor i cili është orgnaizuar jashtëzakonisht mirë nga KQZ. Miftaraj tha se Kosova ka ndërtuar një praktikë, një përvojë dhe një standart të lartë të organimizit të zgjedhjeve, të cilat sipas tij i tejkalojnë ndoshta edhe standartet më të mira…

Lajme
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se kemi pasur një proces zgjedhor i cili është orgnaizuar jashtëzakonisht mirë nga KQZ.
Miftaraj tha se Kosova ka ndërtuar një praktikë, një përvojë dhe një standart të lartë të organimizit të zgjedhjeve, të cilat sipas tij i tejkalojnë ndoshta edhe standartet më të mira ndërkombëtare.
“IKD do të thotë që mund të themi se nga prespektiva jonë kemi pasur një proces zgjedhor i cili është organizuar jashtëzakonisht mirë nga KQZ, në një ambient shumë miqësor, ku qytetarët kanë mundur në mënyrë të lirë pa penguar, të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Ajo që mund të themi është se Kosova ka ndërtuar një praktikë, një përvojë, një standart të lartë të organizmit të zgjedhjeve të cilat mund të themi i tejkalon ndoshta edhe standartet më të mira ndërkombëtare, që mund të themi se është shembull jo vetem për rajonin por edhe për shumë shtete dhe vende të tjera. Ajo çka besoj në njëfarë mënyrë e ndryshoj këtë ishte në fund ajo që ndodhi në Shipol të Mitrovicës të cilat besojmë se duhet të hetohen në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të eleminohet cdo dyshim për pretendimet që kanë dalë në publik”, tha Miftaraj.
Tutje ai thotë se ajo se çka doli në qendren e votimit në Shipol të Mitrovicës, thotë se e cenon besimin në proces zgjedhor, por shton se nuk ka ndikim në tërë procesin zgjedhor sepse po flasim vetëm për një qender të votimit në Mitrovicë.
“Ajo çka ka dal në qendren e votimit në Shipol në Mitrovicë, së paku se ajo cka po flitet në publik dhe në bazë të informatave tona që vec kanë filluar të merren dhe të bëhen hetimet lidhur me këtë rast, në njëfarë mënyrë e cenon sadopak besimin në proces zgjedhor, po flasim vetem për një qender të votimit në Mitrovicë, por që nuk ka ndikim në tërë procesin që ka ndodh në Republikën e Kosovës”, theksoi ai.
Miftaraj thekson se me vet faktin që Mitrovica në këto zgjedhje po konsiderohet si një qytet që është i rëndësishëm për të gjitha partitë politike për ta fituar, këto dyshimet që dolën në publik, në mënyrë që të evitohet çdo mundësi e keqinterpretimit dhe keqkuptimit do duhej që prokuroria sa më shpejt ta trajtoj me profesionalizëm këtë rast.
“Me vet faktin që Mitrovica në këto zgjedhje po konsiderohet si një qytet që është i rëndësishëm për të gjitha partitë politike për ta fituar, dhe këto dyshime që dolën në publik, në mënyrë që të evitohen cdo mundësi e keqinterpretimit dhe keqkuptimit do të duhej që prokuroria sa më shpejt që ta trajtoj me profesionalizëm këtë rast, në mënyrë që në njëfarë mënyre para balotazhit të kemi të qartë nëse kemi të bëjmë më probleme teknike, kemi të bëjmë me organizim apo veprimtari kriminale ose persona të caktuar ose parti të caktuara kanë dashur ta shfrytëzojnë për të përfituar politikisht apo thjeshtë janë vetëm zëra të cilat nuk janë të mbështetura në fakte. Por të gjitha këto është detyrë e prokurorisë që ti hetoj dhe ti zbardhë para balotazhit pra para 9 nëntorit kur mbahet balotazhi në këtë qytet”, vlerësoi ai.
Ndër të tjera ai thekson se ndër qytetet më të rëndësishmë ku do të zhvillohet një garë më 9 nëntor është Prishtina, Mitrovica dhe mund të jetë edhe Prizreni.
“Unë besoj se varet prej marrëveshjeve politike që do të bëhet mes partive politike, me vetë faktin që katër partitë kryesore politike janë në një numër të madh të qyteteve që janë në balotazh, ku ka parti politike që janë në balotazh si e para në shumë qytete, në shumë qytete si e dyta, varet se si do të jetë marrëveshja politike mes partive politike dhe se sa do të jenë në gjendje që ta bindin qytetarin e tyre për të votuar sipas këtyre marrëveshjeve politike. Ajo se cka është më se e qartë është që ndër qytetet më të rëndësishme ku do të zhivllohet një garë është Prishtina, Mitrovia mund të jetë Prizreni, do të thotë këto janë tri qytetet ku mund të themi ende nuk dihet saktë se kush do të jetë fituesi dhe këto koalicionet mes partive politike mund të luaj një rol të rëndësishëm në mënyrë që secila parti ta arrij atë cakun e vet që e ka për ti fituar zgjedhjet në komunën respektive”, përfundoi ai për GazetaBlic.