Miftaraj: Sa herë që LVV e interpreton një dispozitë kushtetuese ose ligjore, mundësia që ta interpretojnë gabim është 99%
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj ka komentuar situatën e fundit të krijuar në Kuvend, pasi Kurti me kabinetin e tij dëshiruan t’i mbajnë edhe postin në ekzekutiv edhe atë në legjislativ. Gabim e kanë, ka thënë Miftaraj. Ai madje shkroi se gabim e kanë hartuar edhe Ligjin për Qeverinë. E plotë: Sa…

Lajme
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj ka komentuar situatën e fundit të krijuar në Kuvend, pasi Kurti me kabinetin e tij dëshiruan t’i mbajnë edhe postin në ekzekutiv edhe atë në legjislativ.
Gabim e kanë, ka thënë Miftaraj. Ai madje shkroi se gabim e kanë hartuar edhe Ligjin për Qeverinë.
E plotë:
Sa herë që LVV e interpreton nje dispozite kushtetuese ose ligjore, mundesia qe ta interpretojne gabim eshte 99%.
Jane te deshmuar dhe te specializuar ne shkelje te Kushtetutes dhe ligjit. Na e kane deshmuar me dhjetera raste se sdin me hartu ligje (perfshire ligjin per qeverine) apo politika ne harmoni dhe pajtim me Kushtetute.
Edhe militanti me i deshmuar e ka problem me iu dal ne mbrojtje ne keto raste ne mungese te argumenteve. Nese ska argumente, e zbulojne “ujin e nxehte”.