Miftaraj: Një qeveri e cila nuk ka përkrahje dhe partneritet me ShBA, nuk i shërben Kosovës

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj ka reaguar pas deklaratës  të të dërguarit të presidentit amerikan, Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell për Albin Kurtin. Miftaraj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se një kryeministër, një qeveri e cila nuk ka përkrahje dhe partneritet me ShBA,…

Lajme

03/02/2025 19:06

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj ka reaguar pas deklaratës  të të dërguarit të presidentit amerikan, Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell për Albin Kurtin.

Miftaraj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se një kryeministër, një qeveri e cila nuk ka përkrahje dhe partneritet me ShBA, nuk i shërben Kosovës.

Po ashtu ai ka thënë se nuk duhet të “guxojmë”, të bëjmë eksperimente në të ardhmen.

“Një kryeminister, një qeveri që nuk ka përkrahje dhe partneritet me ShBA, nuk i shërben Kosovës. Nuk guxojmë të bëjmë eksperimente me të ardhmën”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/