Miftaraj: Nëse Vetëvendosje do të ishte në opozitë, do t’i bashkohej sot protestës së SBAShK-ut

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar në lidhje me protestën që po mban sot Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK). Në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se po të ishte në opozitë- Lëvizja Vetëvendosje do t’i bashkohej kësaj proteste. “Nëse VV ish kanë në opozitë…

Lajme

04/12/2024 14:27

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar në lidhje me protestën që po mban sot Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK).

Në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se po të ishte në opozitë- Lëvizja Vetëvendosje do t’i bashkohej kësaj proteste.

“Nëse VV ish kanë në opozitë sot iu kish bashkangjit protestes se sindikates dhe do na mbante leksione per rendesine e bashkimit sindikal dhe do kerkonte llogari per mungesen e te drejtave per punetoret”, shkroi Miftaraj.

Me pankartat “Pensionistët ju arsimuan e ju po i ndëshkoni”, “Ministre reflekto, fillo dialogun”, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), ka protestuar sot duke kërkuar rritje të pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive. /Lajmi.net/