Miftaraj: LVV po i harton keq ligjet kundër korrupsionit ose se po tuten për vete ose janë të padijshëm

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuse rrëzuar ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme. Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka listuar disa arsye pse LVV po i harton keq ligjet që e luftojnë korrupsionin. Ai ka thënë se LVV po e…

Lajme

26/06/2024 17:18

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuse rrëzuar ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka listuar disa arsye pse LVV po i harton keq ligjet që e luftojnë korrupsionin.

Ai ka thënë se LVV po e bën këtë ose pse po tuten për vete se mos iu konfiskohet pasuria e paligjshme, se mos po zbatohet e njejta ne praktike e po ua prish pazaret apo sipas tij mund të jetë edhe fakti se janë të padijshëm shumë me dit me hartu ligje apo politika në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.

“E kam fituar nje bindje se LVV po i harton me qellim keq ligjet qe e luftojne korrupsionin se po tuten per vete se mos iu konfiskohet pasuria e paligjshme. Ose nuk e hartojne Strategjine kunder Korrupsion se mos po zbatohet e njejta ne praktike e po ua prish pazaret. Sikurse mundet me qene edhe fakti se jane te padijshem shume me dite me hartu ligje apo politika ne baze te Kushtetutes dhe ligjit. Pese vite ne pushtet, pese vite regres per popullin, mireqenie dhe bollek per njerezit e LVV dhe klienteles se saj”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Postimi i plotë: