Miftaraj: KPM nga një institucion i pavarur, brenda një dite u kthye në një institucion të kapur nga partia në pushtet

Kryetari i IKD’së, Ehat Miftaraj ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni, ndonëse Jeton Mehmeti kishte mandat deri më 21 janar.   Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook thotë se dy anëtarët e KPM’së përfituan nga ngritja në detyrë, po ashtu shton se veprimi i…

Lajme

17/01/2025 19:56

Kryetari i IKD’së, Ehat Miftaraj ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni, ndonëse Jeton Mehmeti kishte mandat deri më 21 janar.

 

Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook thotë se dy anëtarët e KPM’së përfituan nga ngritja në detyrë, po ashtu shton se veprimi i sotëm është politizim.

 

Ai thekson se “KPM nga një institucion i pavarur dhe me punë të jashtëzakonshme në shërbim të demokracisë, brenda një dite u kthye në një institucion të kapur nga partia në pushtet”.

Miftaraj gjithashtu kërkoi edhe hetime nga Prokurori i Shtetit dhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Miftarajt:

 

Dy anetare te KPM qe marrin pjese ne votim e ndryshojne rregulloren e punes, me ia mundesu vetes ne te njejten dite me u zgjedh kryetar dhe nen-kryetar i KPM.

 

Rregullorja ndryshohet pa permbushur obligimin ligjor te konsultimit publik.

 

Ndryshimi i rregullores ndryshon rregullin dhe iu mundesohet dy anetareve te KPM te marrin pozitat e kryetarit dhe nen-kryetarit.

 

A eshte konsumuar vepra penale e konfliktit te interesit?

 

Çeshtje qe kerkon trajtim nga Prokurori i Shtetit dhe Agjencia per Parandalimin e Korrupsionit!

 

A ka mundur te evitohet konflikti i interesit?

 

Po

 

A kane perfituar dy anetaret e KPM qe u ngriten ne detyre?

 

Po

 

A eshte politizim i KPM veprimi i sotem?

 

Po

 

KPM nga nje institucion i pavarur dhe me pune te jashtezakonshme ne sherbim te demokracisë, brenda nje dite u kthye ne nje institucion te kapur nga partia ne pushtet.