Miftaraj ironizon me pushtetin: Zyrtarë për Ankesa – Gati pesë vite në pushtet dhe prapë ankohen
Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani. Miftaraj ka thënë se Osmani e Kurti kanë gati pesë vite në pushtet dhe se prapë ankohen. Postimi i plotë: Kosova është vendi i vetëm si duket ku pushteti e luan rolin e aktivistit qytetar, gazetarit dhe kritikuesit ndaj keq-qeverisjes. Del Presidentja, kryeministri,…

Lajme
Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani.
Miftaraj ka thënë se Osmani e Kurti kanë gati pesë vite në pushtet dhe se prapë ankohen.
Postimi i plotë:
Kosova është vendi i vetëm si duket ku pushteti e luan rolin e aktivistit qytetar, gazetarit dhe kritikuesit ndaj keq-qeverisjes.
Del Presidentja, kryeministri, ministri dhe deputeti ne konference per media dhe ta skenon gjendjen e rende, te mjere dhe te pashprese ne ekonomi, financa, arsim, drejtesi e ne çdo fushe ku keta qeverisin.
Te gjithe kane faj per deshtimet ne Kosove, perveq ketyre qe kane marr pushtet me rregullu kete vend, me permiresu gjendjen ne ekonomi, arsim, drejtesi, zhvillim.
Gati pese vite ne pushtet dhe prape ankohen. Tash e pas mos me i quajte më me pozitat e tyre zyrtare por me emertimin qe i identifikon Zyrtare per Ankesa.