Miftaraj: Disa faqezinj ende vajtojnë që Specialja s’u themelua nga OKB-ja me kinezë e rusë
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj atyre që vazhdojnë të shprehin pakënaqësi për mënyrën se si është themeluar Gjykata Speciale. Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj i cilësoi si “faqezinj” disa individë të cilët, sipas tij, ende vajtojnë faktin që kjo gjykatë nuk është themeluar nga Këshilli i…

Lajme
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj atyre që vazhdojnë të shprehin pakënaqësi për mënyrën se si është themeluar Gjykata Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj i cilësoi si “faqezinj” disa individë të cilët, sipas tij, ende vajtojnë faktin që kjo gjykatë nuk është themeluar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
“Ju ka mbetur shumë merak që kjo gjykatë të ishte e mbushur me hetues, prokuror e gjykatës Kinez e Rus. Vetëm keshtu do kishin super siguri se UÇK taman do të ishte gjykuar sipas preferencave të tyre”, shkroi Miftaraj.
Theksojmë se sheshi qendror i Prishtinës është stërmbushur me qytetarë të cilët i janë bashkuar protestës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtim të procesit të gjykimit në Dhomat e Specializuara të Hagës.