Miftar Kurti i bashkohet listës së PDK-së, Hamza: Figurë që i shërbeu Kosovës në luftë e paqe
Bedri Hamza ka prezantuar Miftar Kurtin si pjesë të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një postimi në Facebook, Hamza e vlerësoi Kurtin si figurë me kontribut të gjatë në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim, duke theksuar angazhimin e tij si intelektual dhe luftëtar i…
Lajme
Bedri Hamza ka prezantuar Miftar Kurtin si pjesë të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza e vlerësoi Kurtin si figurë me kontribut të gjatë në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim, duke theksuar angazhimin e tij si intelektual dhe luftëtar i Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Me kontribut në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim, ai përfaqëson figurën e intelektualit të angazhuar që i ka shërbyer Kosovës në kohë lufte dhe paqe”, ka shkruar Hamza.
Ai shtoi se Kosovës i duhen njerëz me dije, përvojë dhe integritet, ndërsa i uroi mirëseardhje profesorit në garën zgjedhore. /Lajm.net/