Burim Meta ka deklaruar se ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është “tradhtuar” nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.
I ftuar në emisionin “Kosova Live” në T7, Meta tha se Osmani ka luajtur rol kyç në ardhjen e Kurtit në pushtet në vitin 2021, kur ai nuk ishte pjesë e listës kandiduese.
“Presidentja Vjosë e ka bërë Kurtin kryeministër në vitin 2021, kur ai s’ka qenë pjesë aspak e listës kandiduese”, deklaroi Meta.
Ai kujtoi deklaratat pozitive që Kurti kishte bërë për Osmanin në kohën kur kërkohej mbështetja e elektoratit të saj, duke thënë se më pas raportet mes tyre ndryshuan.
“Nga ajo që kemi presidenten më të mirë të shekullit, dhe në fund pas tri ditësh, katër ditësh, ndodhi e kundërta… dëshmojnë që Vjosa Osmani u tradhtua”, u shpreh ai. /Lajmi.net/