Mickoski përpiqet t’ia sigurojë votimin me postë diasporës së RMV, LSDM i thotë se po frikësohet nga rezultati zgjedhor

Kryeministri i RMV’së, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se ky vend do nis të lejojë votimin me postë. Mickoski, ka deklaruar se një praktikë të tillë e kanë shumë vend të tjera, duke thënë se diaspora ‘’është shumë e rëndësishme’’ për ta. ”Mund ta bëjmë me postë, kemi dhjetëra shembuj të tillë në Evropë dhe në…

Lajme

04/07/2026 18:42

Kryeministri i RMV’së, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se ky vend do nis të lejojë votimin me postë.

Mickoski, ka deklaruar se një praktikë të tillë e kanë shumë vend të tjera, duke thënë se diaspora ‘’është shumë e rëndësishme’’ për ta.

”Mund ta bëjmë me postë, kemi dhjetëra shembuj të tillë në Evropë dhe në botë. Do ta pranojmë edhe këtë, vetëm për të siguruar një numër më të madh votash nga diaspora jonë, sepse diaspora është shumë e rëndësishme për ne për arsyen e thjeshtë se remitancat që diaspora dërgon në atdheun e saj janë të mëdha. Ne po lutemi si Qeveri, kemi ambicien ta kthejmë diasporën në shtëpi”, tha Mickoski, .

Nga LSDM thonë se qëndrimet e partisë mbi Kodin Zgjedhor janë parimore dhe të qarta: nuk do të pranojmë zgjidhje që hapin hapësirë për manipulim zgjedhor dhe grabitje zgjedhore.

“Të vetëdijshëm se po humbasin vota dhe mbështetje midis qytetarëve, tani po përpiqen të kompensojnë votat e humbura në vend përmes një sistemi pa mekanizma të mjaftueshëm për kontroll, verifikim dhe garantim të fshehtësisë së votës. Kjo është arsyeja pse VMRO po përpiqet të shtyjë me forcë dhe në mënyrë të kontrabanduar votimin elektronik në diasporë, edhe pse nuk supozohet të zbatohet deri në vitin 2029”, thonë nga LSDM.