Fermerët kosovarë të Qumështit kërkojnë publikimin e analizave për Qumështoren “Vita”, paralajmërojnë protestë në Prishtinë
Fermerët Kosovarë të Qumështit të Kosovës u ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZH), dhe Agjencicë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që të bëjnë publike sa më parë rezultatet e mostrave të marra në Qumështoren “Vita”, gjatë muajve prill-maj të vitit 2026. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook e fermerët…
Lajme
Fermerët Kosovarë të Qumështit të Kosovës u ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZH), dhe Agjencicë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që të bëjnë publike sa më parë rezultatet e mostrave të marra në Qumështoren “Vita”, gjatë muajve prill-maj të vitit 2026.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook e fermerët e ka konsideruar se konferenca e mbajtur sot për media nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk solli asnjë informacion të ri lidhur me këtë çështje.
“Ne konferenece per media nga ana e AUV, nuk u tha asgje e re. Ndersa fermeret po presin rifillimin e marrjes se qumeshtit te fresket. Thirrje urgjente dhe edhe nje here MINISTRIA E BUJQEISE DHE AGJENCIONI I USHQIMIT DHE VETERINARISE, ju lutemi publikoni rrezutatet e mostrave te mara nga Qumeshtorja VITA te muajit Prill dhe ato te Muajit Maj 2026”, thuhet në reagim.
Advertisement
Fermerët ka paralajmëruar se nëse nuk publikohen rezultatet dhe nuk rifillon grumbullimi i qumështit, fermerët do të ketë protestë në Prishtinë.
“Pse i tere ky hezitim? Po e perserisim, ne te kunderten mos grumbullimi do te pasoje me nje proteste te papare ne Prishitne.
Lutje publike, PUBLIKONI rezulltatet per mostrat e muajit Prill dhe Muajit Maj 2026 ne menyre te shmanget nje situate e pakendshme per gjithsecilin”, thuhet në reagim.