Mickoski për incidentin e Osmanit në Shkup: Procedurave në aeroport i nënshtrohemi të gjithë, këtë incident do ta zgjidhim ne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa ministra të tij po qëndron në Maqedoninë e Veriut për një takim me Kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski. Pas këtij takimi, dy kryeministrat kanë mbajtur një konferencë për media. Mickoski duke thënë se po planifikojnë një bashkëpunim të mirë me Kosovën edhe në ekonomi dhe fusha të tjera,…

Lajme

05/08/2024 12:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa ministra të tij po qëndron në Maqedoninë e Veriut për një takim me Kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski.

Pas këtij takimi, dy kryeministrat kanë mbajtur një konferencë për media.

Mickoski duke thënë se po planifikojnë një bashkëpunim të mirë me Kosovën edhe në ekonomi dhe fusha të tjera, ai ka sqaruar incidentin që ka ndodhur me 2 gusht të presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

“Nga të pranishmit u nënvizua se nga informatat që kemi nga personat zyrtar të Aeroportit TAF është se ndiqen standarde te qarta dhe procedura ndërkombëtare kur kemi fluturime komerciale dhe se ne keto procedura i nënshtrohem edhe unë si Kryeministër dhe Presidentja e Maqedonisë dhe të gjithë personat që e kalojnë pjesën VIP, edhe pse dua të them se unë atë nuk e përdor por e përdor pjesën si të qytetarëve të rëndomtë, por kjo për ne shkaktoi një ndjenjë, na vjen keq dhe nuk duam të përsëritet.  Unë personalisht theksova se Presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si edhe çdo qytetar tjetër nga Kosova, dhe radhën e ardhshme nëse marr informate me kohe do të kem kënaqësi ta pres si nikoqir në Aeroportin e Shkupit dhe bashkë me mua deri sa nuk udhëton nga Shkupi të jemi bashkë dhe ta shoqëroj në kohen që do ta kaloj në Aeroportin e Shkupit që tu shmangemi këtyre incidenteve dhe veçanërisht sjelljeve të individëve e që do ta zgjidhim brenda në shtetin tonë.

Ai ka thënë se ne duam që me Kosovën të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore dhe te frytshme.