‘Mickey Mouse’ feston ditëlindjen e 88-të – ja disa fakte për personazhin e njohur (Foto)

Kushdo që është rritur duke parë filma të animuar, pa dyshim që ka adhuruar Mickey Mouse, personazhi që ka rritur shumë breza fëmijësh dhe që është mjaft i kërkuar edhe sot.

ShowBiz

18/11/2016 16:42

Por sot miushi me dorashka të bardha feston ditëlindjen e tij të 88-të. I krijuar nga Walt Disney dhe Ub Iwerks në studiot e Disney në 1928. Mickey Mouse zyrtarisht u prezantua me Steamboat Willie, i cili ishte i pari film i animuar me zë. Ai është i vetmi personazh vizatimor që ka një yll në Hollywood Walk of Fame.

Ja disa fakte interesante dhe gazmore për Mickey që do na sjellë në kujtesë fëmijërinë.

Walt Disney fillimisht dëshironte ta quante Mortimer Mouse, por vendosi për jo, pasi e shoqja Lillian mendonte se ky emër tingëllonte pak arrogant dhe sugjeroi një emër që të reflektonte lumturi.

Mickey Mouse nisi të vishte dorashka të bardha në një video të shkurtër në Opry House, të publikuar më 28 mars 1929. Që atëherë ai vazhdon t’i mbajë ato.

Ora e Mickey Mouse është produkti ikonik i kartonit të animuar. Për herë të parë u prodhua nga Ingersoll- Waterbury në 1933 dhe u ëshit për 2.95 dollarë. Kompania Disney e prezantoi Mickey Mouse me 25 milionë ora në 1957.

Filmi i parë i animuar me ngjyra i Mickey Mouse ka qënë “The Band Concert” në 23 shkurt të 1935.

Klubi i Mickey Mouse doli për herë të parë në televizion më 1955

Walt Disney nuk e ka përcaktuar kurrë lidhjen martesore mes Mickey dhe Minnie Mouse në ekran. Por gjatë një interviste në 1933, ai tha: “Në jhetën private, Mickey është i martuar me Minnie…por ajo që ka rëndësi është se në ekran Minnie është zonja që e udhëheq”./ Top Channel