Michelle Rodriguez xhelozon vdekjen e Paul Walker

Michelle Rodriguez, aktorja e cila luajti së bashku me Paul Walker në filmin 'Fast and Furious' ka thënë se ndihet xheloze pse aktori vdiç para saj.

Bota

06/04/2016 00:35

Aktorja 37 vjeçare ka folur se si e ka përjetuar vdekjen e aktorit Paul Walker në dokumentarin ‘Realiteti i së vërtetës’ përcjell lajmi.net

Ajo ka thënë se ka kaluar një vit pas vdekjes së aktorit dhe ajo ende ka qenë e hutuar duke mos e besuar se ai nuk është më.

“Asnjëherë nuk kam arritur të kuptoj sa shumë e rastësishme është jeta” është shprehur ajo.

“Ikja e tij më bëri të ndihem e trishtë, por jo që ai nuk është më. Është më shumë xhelozi se ai është atje për të parën herë”, është shprehur krejt në fund Rodriuez./lajmi.net