Metoda e thjeshtë për shkrirjen e akullit në xhamin e makinës brenda sekondave

Një person ka zbuluar një truk të thjeshtë për shkrirjen e akullit në xhamin e përparmë të makinës brenda sekondave.

Auto & Tek

30/01/2019 18:09

Daniel Harris, i cili jeton në Britani të Madhe, ndau një video të metodës së tij në Facebook, e cila u bë virale, duke grumbulluar mbi dy milion shikime, transmeton lajmi.net.

Ideja përfshin thjesht plotësimin e një qese ushqimi të mbërthyer mirë me ujë të ngrohtë dhe ta rrëshqitni atë nëpër xham.

Rezultatet kanë shokuar mijëra shoferëve në të gjithë rajonin e Britanisë së Madhe – me shumë njerëz që e quajnë metodën ‘revolucionare’. /Lajmi.net/