Meta takohet me familjarët e Ibrahim Rugovës, presidentit historik të Kosovës

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, është takuar me familjarët e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Lajme

19/01/2020 18:15

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar në Kosovë, ai gjatë së dielës ka takuar edhe familjarët e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Këtë e ka bërë të ditur vet Meta përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell lajmi.net.

Meta po ashtu ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, me familjarët e presidentit Rugova ka biseduar dhe ka ndarë kujtime të ndryshme.

Postimi i plotë i Metës pa ndërhyrje:

Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon. ????. /Lajmi.net/