Meta lë sërish qelinë për 12 orë, mbërrin në ambientet ku do të presë ngushëllimet për vdekjen e babait të tij

Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë, për të dytën ditë, pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Meta ka mbërritur në ambientet ku do të mbahen pritjet për ngushëllime, ku ka leje për të qëndruar 12 orë. Ai është i shoqëruar nga policia, nën masa të rrepta sigurie. Rexhep Meta, babai i…

Lajme

03/06/2026 11:03

Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë, për të dytën ditë, pas ndarjes nga jeta të babait të tij.

Meta ka mbërritur në ambientet ku do të mbahen pritjet për ngushëllime, ku ka leje për të qëndruar 12 orë.

Ai është i shoqëruar nga policia, nën masa të rrepta sigurie. Rexhep Meta, babai i Ilir Metës, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.