‘Mësuesi’ Guardiola
Ish mesfushori i Bayern Munichut, Stefan Effenberg ka kritikuar trajnerin Pep Guardiola për vendimin e tij t’ia mohoj Arjen Robbenit mundësinë e ekzekutimit të penalltisë në fitoren 4-1 ndaj Mainzit të shtunën duke ia dhënë përgjegjësinë Thomas Mullerit. Holandezi ishte përgatitur të godet nga pika e bardhë, por Guardiola bëri thirrje që Muller ta ekzekutojë…
Sport
Ish mesfushori i Bayern Munichut, Stefan Effenberg ka kritikuar trajnerin Pep Guardiola për vendimin e tij t’ia mohoj Arjen Robbenit mundësinë e ekzekutimit të penalltisë në fitoren 4-1 ndaj Mainzit të shtunën duke ia dhënë përgjegjësinë Thomas Mullerit.
Holandezi ishte përgatitur të godet nga pika e bardhë, por Guardiola bëri thirrje që Muller ta ekzekutojë penalltinë. Në fund ndodhi ashtu siç kërkoi ai por ish reprezentuesi gjerman beson se trajneri spanjoll duhet të shpjegohet.
“Ju nuk mund të bëni diçka të tillë në praninë e 80 mijë shikuesve. Ju e keni topin në duart dhe bëheni gati të goditni penalltinë, përplot besim, por dëgjoni një thirrje nga trajneri, sikurse të ishte mësues i shkollës, i cili u thotë t’ia leni Mullerit”, deklaroi Effenberg për Sky.
“Është shumë e rëndë për një futbollist të përfshihet në situatë të tillë. Ju duhet t’i shpjegoni këto lloj vendimesh si trajner. E keni për obligim. Nuk mund të thoni: ‘Unë jam trajneri dhe unë marr vendime”. Muller e realizoi penalltinë dhe në fund Bayern fitoi 4-1.