Mësuesi Bale

Harrojeni David Beckhamin, tani mund të mësoni si ta godisni topin si Gareth Bale. Mesfushori ofanziv i Real Madridit, i cili iu bashkua gjigantit spanjoll për 100 milionë euro nga Tottenham gjatë afatit kalimtar të verës ka publikuar një xhirim duke shpjeguar teknikën e tij në ekzekutimin e goditjeve të lira. Ai shpreson se të…

Sport

21/12/2013 11:30

Harrojeni David Beckhamin, tani mund të mësoni si ta godisni topin si Gareth Bale.

Mesfushori ofanziv i Real Madridit, i cili iu bashkua gjigantit spanjoll për 100 milionë euro nga Tottenham gjatë afatit kalimtar të verës ka publikuar një xhirim duke shpjeguar teknikën e tij në ekzekutimin e goditjeve të lira.

Ai shpreson se të rinjtë do të përmirësojnë goditjet e tyre nga ndërprerjet, dhe jep këshillat e tij.

“Zakonisht bëj katër hapa mbrapa dhe marr pak anën e djathtë. Pastaj përqendrohem se ku është portieri dhe ku dua ta dërgoj topin. Kur jeni duke u nisur, ju duhet ta mbani përqendrimin tek pika të cilën dëshironi ta godisni. Gjëja kryesore është që ta godas topin sa më butë që është e mundur, pa i dhënë kahje. E hapi këmbën dhe e godas saktësisht aty ku dua, drejt në mes”, shpjegoi ai.

Bale ka shkëlqyer në muajt e parë në Madrid duke shënuar nëntë gola për skuadrën e tij të re.

Me mjeshtrin e goditjeve të lira, Cristiano Ronaldo në tribuna të lënduar, Bale realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga ndërprerja në fitoren 4:1 ndaj Galatasarayt në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar.