Messi vetëm një het-trik larg Ronaldos
Me het-trikun e shënuar në takimin e sotëm ndaj Deportivos, Lionel Messi ka mbetur me vetëm një het-trik prapa Ronaldos sa i përket statistikave në La Liga.

Sport
Me het-trikun e bërë në takimin e sotëm ndaj Deportivos, Messi e ka dërguar në 22, numrin e het-triqeve të bëra vetëm në ndeshjet në La Liga.
Përndryshe, Ronaldo ka arritur të bëj plotë 23 het-triqe në La Liga, që nga transferimi i tij te Reali nga Manchester United.
Padyshim, që dikush nga ju jeni fans të Messit e dikush të Ronaldos, mirëpo një gjë duhet të pranohet, këta janë lojtarët më të mirë në botë dhe duhet të jemi krenar që kemi jetuar në epokën e tyre.