Messi vendosi një tjetër rekord në La Liga
Lionel Messi me një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë ia siguroi një fitore shumë të rëndësishme Barcelonës në ‘Camp Nou’, për të mposhtur 2:1 Alavesin.

Sport
Argjentinasi me qetësinë e tij dhe të majtën e saktë, në minutën e 84’ dërgoi në rrjetë topin nga gjuajtja e lirë, për të forcuar kreun e La Ligas për skuadrën e Barcelonës.
Ky gol, ishte i rëndësishëm edhe në aspektin personal për Lionel Messin.
Ai bëhet futbollisti i parë në La Liga që arrin të shënojë 20 apo më shumë gola për dhjetë sezone radhazi./Lajmi.net/