Messi si Pele dhe Maradona
Ish trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka thënë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është në nivel të njëjtë me Diego Maradonën dhe Pelen, pas paraqitjeve fantastike në edicionet e fundit. Reprezentuesi argjentinas humbi në kërkim të Topit të Artë të pestë me radhë, çmim që i takoi rivalit të tij nga Real Madrid,…

Sport
Ish trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka thënë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është në nivel të njëjtë me Diego Maradonën dhe Pelen, pas paraqitjeve fantastike në edicionet e fundit.
Reprezentuesi argjentinas humbi në kërkim të Topit të Artë të pestë me radhë, çmim që i takoi rivalit të tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.
Por, Heynckes beson se Messi duhet të konsiderohet si legjendë e futbollit. “Messi ka dominuar Topin e Artë në vitet e fundit. Ai është gjeni dhe pa dyshim se është në nivel të barabartë me Maradonën dhe Pelen”, deklaroi Heynckes për uebfaqen zyrtare të FIFA’s.
68-vjeçari lavdëroi edhe Ronaldon.
“Mënyra si luan Cristiano Ronaldo është e jashtëzakonshme. Ai është aq i fortë fizikisht dhe i rrezikshëm para portës, është një tjetër futbollist i veçantë”.