Messi shpallet lojtari i ndeshjes kundër Australisë

Magjia e Lionel Messit e eliminoi sot Australinë nga Kampionati Botëror “Katar 2022”. Kombëtarja e Argjentinës siguroi çerekfinalen e këtij turneu duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Australinë, përcjell lajmi.net. Lionel Messi arriti ta zhbllokojë rezultatin e ndeshjes i pari, ku kaloi Argjentinën në epërsi prej 1:0 në minutën e 35’, ndërkaq golin…

Sport

03/12/2022 22:49

Magjia e Lionel Messit e eliminoi sot Australinë nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja e Argjentinës siguroi çerekfinalen e këtij turneu duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Australinë, përcjell lajmi.net.

Lionel Messi arriti ta zhbllokojë rezultatin e ndeshjes i pari, ku kaloi Argjentinën në epërsi prej 1:0 në minutën e 35’, ndërkaq golin e dytë për argjentinasit e shënoi Julian Alvarez në minutën e 57’.

Goli i Messit ishte i veçantë, pasi që superylli arriti të shënoj në ndeshjen e tij jubilare të 1,000-të në karrierë.

Përveç golit argjentinasi tregoi edhe një paraqitje fenomenale, duke dëshmuar edhe njëherë që është në një formë të lartë.

E, paraqitja e tij ka bërë që Messi të zgjedhet edhe lojtari i ndeshjes./Lajmi.net/