Messi reagon ndaj kanabisit (FOTO)

Lionel Messi ka bërë të ditur se futbollistët e Argjentinës do t’i bojkotojnë mediat pas akuzave ndaj sulmuesit Ezequiel Lavezzi.

Sport

16/11/2016 11:29

Ezequiel Lavezzi akuzohet se ka mbetur jashtë ekipit të Argjentinës për shkak të konsumimit të kanabisit.

Dhe, kapiteni i ekipit Lionel Messi ka bërë të ditur se futbollistët e Argjentinës do t’i bojkotojnë mediat pas akuzave ndaj Lavezzit.

“Ne kemi vendosur të mos flasim më për media, me siguri se e dini arsyen”, deklaroi Messi, përcjell “Lajmi.net”.

“Akuzat ndaj Lavezzit janë shumë serioze sepse janë të trilluara”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.