Messi pensionohet nga kombëtarja, i jep fund epokës me Argjentinën: Nuk kam më çfarë të jap
Lionel Messi ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Argjentinës, duke i dhënë fund një kapitulli 20-vjeçar me fanellën e “Albicelestes”. Messi e ka bërë të ditur vendimin përmes një mesazhi të gjatë dhe emocional të publikuar në Instagram, ku ka shpjeguar se vendimi për t’u larguar ka qenë i dhimbshëm, por se tashmë e sheh…
Sport
Lionel Messi ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Argjentinës, duke i dhënë fund një kapitulli 20-vjeçar me fanellën e “Albicelestes”.
Messi e ka bërë të ditur vendimin përmes një mesazhi të gjatë dhe emocional të publikuar në Instagram, ku ka shpjeguar se vendimi për t’u larguar ka qenë i dhimbshëm, por se tashmë e sheh si momentin e duhur për t’i dhënë fund aventurës me përfaqësuesen, transmeton lajmi.net.
Kapiteni argjentinas ka theksuar se gjatë gjithë karrierës së tij me Kombëtaren ka dhënë gjithçka për fanellën dhe për tifozët, ndërsa ka pranuar se tashmë ndihet i “shteruar” dhe se nuk ka më çfarë të japë.
“Jam shteruar, nuk kam më çfarë të jap”, ka shkruar Messi, duke shtuar se pas tij po vijnë futbollistë të rinj që meritojnë të jenë pjesë e Kombëtares.
Ylli argjentinas ka bërë të ditur gjithashtu se këtë vendim e kishte marrë menjëherë pas finales së Kupës së Botës. Sipas tij, mesazhin e lamtumirës e kishte shkruar më 21 korrik, vetëm dy ditë pas finales.
Megjithatë, Messi ka theksuar se pas asaj që ndodhi me babain e tij, është edhe më i bindur për vendimin që ka marrë.
Në mesazhin e tij të lamtumirës, Messi ka falënderuar familjen, trajnerët, bashkëlojtarët, drejtuesit dhe tifozët për mbështetjen gjatë dy dekadave me Kombëtaren.
Ai ka thënë se do të vazhdojë ta mbështesë Argjentinën, por tashmë nga jashtë fushës, si një tifoz.
“Faleminderit për gjithë dashurinë gjatë këtyre 20 viteve. Do të më mungojë shumë t’ju dëgjoj nga brenda. Tani do të jem njëri prej jush, duke ju mbështetur dhe duke brohoritur gjithmonë nga jashtë”, ka shkruar Messi.
Në fund, ai e ka mbyllur mesazhin me një deklaratë të fortë për lidhjen e tij me vendin:
“Faleminderit Zotit që më bëri argjentinas.
¡Vamos Argentina! 🇦🇷”
Messi ka bërë të ditur se largimi i tij nga Kombëtarja është një vendim që e dhemb shumë, por beson se ky është momenti i duhur për t’ua lënë hapësirën futbollistëve të rinj.
“Këto fjalë i shkrova më 21 korrik, dy ditë pas finales. Sot, pas asaj që ndodhi me babain tim, jam edhe më i bindur se më parë”, ka përfunduar ai./lajmi.net/