Messi niset për në Paris, zyrtarizimi çështje kohe

Messi ka arritur në aeroportin e Barcelonës.

Sport

10/08/2021 13:39

Lionel Messi sapo ka arritur në aeroportin e Barcelonës ku do të niset për në Paris për ta finalizuar marrëveshjen me Paris Saint Germain, transmeton lajmi.net.

Bashkë me Messin ka arritur edhe babai i tij, Jorge i cili do të shkojë me të kryeqytetin francez për ta finalizuar marrëveshjen.

Messi do të përfitojë rreth 35 milionë euro në vit sipas kontratës së tij me “parisienët”./Lajmi.net/